CIVILISC- Instrumentet e Shoqërisë Civile në luftën kundër korrupsionit

CIVILISC është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili implementohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Tiranë, sëbashku me organizatën partnere bullgare RiskMonitor. Qëllimi i këtij projekti është fuqizimi dhe ngritja e kapaciteteve të shoqërisë civile në zonat e izoluara të vendit për të rritur rolin e tyre në promotivimin e mirëqeverisjes dhe në luftën kundër korrupsionit.

Objektiva specifikë të projektit janë: Forcimi i kapaciteteve dhe rritja e rolit të shoqërisë civile në zonat e prapambetura; aktivizimi i shoqërisë civile si aktor kryesor në promovimin e mirë-qeverisjes dhe llogaridhënies në luftën kundër korrupsionit nëpërmjet mekanizmave të integritetit, pjesëmarrjes qytetare; Projekti ka shtrirje të gjerë gjeografike duke përfshirë 12 nga bashkitë më të pazhvilluara dhe me rrezik të lartë ndaj korrupsionit si: Ura Vajgurore (qarku Berat),  Cërrik (qarku Elbasan), Divjakë (Qarku Fier), Tepelenë (Qarku Gjirokastër), Libohovë (qarku Fier), Devoll (qarku Korccë), Selenicë (Qarku Vlorë), Prrenjas (Qarku Elbasan), Librazhd (Qarku Elbasan), Lushnjë (Qarku Fier), Shijak (Qarku Durrës), Belsh (Qarku Elbasan), Vorë (Qarku Tiranë).

Projekti do të implementohet në një afat kohor prej 32 muajsh dhe aktivitetet kryesore të tij konsistojnë në rritje kapacitetesh të aktorëve lokalë të shoqërisë civile në zonat e lartpërmendura nëpërmjet trajnimeve, materialeve burimore dhe mbështetjen financiare.